21.09.2016 · përditësuar para 3584 dite1 min lexim
Ka gati dhjetë ditë që tema rreth objektit të papërfunduar të Kishës Ortodokse në Kampusin Universitar të Prishtinës, po tronditë skenën politike kosovare.
Ka kërkesa që ky objekt të rrënohet për shkak se ajo u ndërtua dhunshëm në kohën e Slobodan Milosheviqit.
Kundërshtarët e kësaj ideje thonë se rrënimi do t'i shkaktojë dëm shtetit të Kosovës.
Një opsion tjetër që përmendet është edhe ndërrimi i destinimit të objektit.
Ndonëse gjasat që këtij objekti t'i ndërrohet destinimi janë minimale, ka raste në botë kur objektet fetare janë vënë në funksion të publikut ose edhe janë shndërruar në prona e shtëpi private.
Këtu përfshihen ndërtesa në Mastriht të Holandës, që në vitin 2007 u përurua si një nga bibliotekat më të mira në botë apo kisha e Shën Tomasit në Britanine e Madhe të cilën e bleu një çift i ri dhe më pas e shndërroi në shtëpi banimi etj... .
Për më shumë mund të ndiqni kronikën e përgatitur nga Zija Miftari.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.