Lajmet e fundit

Një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën, pasi një vinç ra nga një ndërtesë në qytetin amerikan të Floridas.
Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes vihet re se vinçi ra mbi një makinë që po kalonte në urë, duke shtypur pjesën e përparme të saj.
Siç shkruan BBC, përcjell klankosova.tv, një punëtor humbi jetën si pasojë e rënies së vinçit.
Derisa, dy prej të lënduarve u dërguan në spital për trajtim.
Zyrtarët thonë se nuk e dinë ende se çfarë e shkaktoi rënien e pjesës së vinçit dhe kanë mbyllur urën Juglindore 3rd Avenue për një kohë të pacaktuar ndërsa hetimet rreth incidentit po vazhdojnë.