Veturat qarkullonin lirshëm deri në momentin kur dheu u shemb. Nuk shkoi gjatë e asfaltin sikur e përpiu toka, e rruga “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë, u nda përgjysmë.
Ngjitur me atë gropë të madhe që u krijua është edhe një objekt banesor.
Banorët thonë se ndihen të rrezikuar dhe sipas tyre në këtë rrugë qysh moti ka pasur rrjedhje të ujit, prandaj është shembur dheu.
Në terren dolën policia dhe ekipet e KEDS, ujësjellësit të Prishtinës dhe inspektorët e ndërtimit si dhe Drejtori i Emergjencave të komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica i cili tha se pronari i ndërtesës është intervistuar.
Në këtë rrugë dhe disa të tjera është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, megjithëse nuk është bërë evakuimi i banorëve.
https://www.youtube.com/watch?v=m-MMCe78HBM
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.