Një kamion ka mbetur i varur në lartësi prej 100 metrash në Kinë, kjo pas shirave të rrëmbyeshëm atje me 80 mijë njerëz që u evakuuan për shkak të përmbytjeve.
Imazhet tregojnë një kamion që ndalet në momentin e fundit në një urë autostrade në Kinën jugperëndimore
Punonjësit e shpëtimit shtynë varkat që transportonin banorët përmes ujit me baltë. Derisa, në një çerdhe, fëmijët qëndronin deri në gjunjë në ujin e përmbytjes ndërsa prisnin ekipet e shpëtimit, transmeton Klankosova.tv
[caption id="" align="alignnone" width="992"] Ura u rrëmbye nga një rrëshqitje dheu[/caption]
[caption id="" align="alignnone" width="992"] Operacione shpëtimi në një zonë të prekur nga përmbytjet malore në Kinë[/caption]
Përmbytjet prekën edhe provincën fqinje të Guangxi-t.
Së fundi, Kina ka përjetuar ngjarje të përsëritura ekstreme të motit. /Klanksoova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.