Shumë fjalë dhe fraza të përdorura nga Shekspiri në veprat e tij, ishin përdorur shumë kohë para se ai t’i shkruante. Këtë e ka thënë një akademik australian, i cili shprehet se ato që i kemi lexuar nga autori i famshëm, nuk janë krijime e as meritë e tija, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Fjalët e tija ishin në përdorim para se ai t’i shkruante dhe ishin kombinime logjike të koncepteve që tashmë ekzistonin”, shkruan David Mclnnis nga Universiteti i Melbourne.
Ai i është referuar edhe Fjalorit të Anglishtes të Oksfordid për t’i mbështetur deklaratat e tij.
Akadamiku australian, thotë se disa nga frazat e përdorura në gjuhën angleze në veprën “Romeo dhe Zhulieta”, ishin ekzistente shumë para se t’i shkruante Shekspiri.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.