Lajmet e fundit

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur të hënën në mëngjes në shtëpinë e Shehut të Teqesë së Madhe në Gjakovë.
Dyshohet se nga arka dikush i ‘avulloi’ 200 mijë euro.
Ky i fundit e pranoi në polici se vjedhja u krye në shtëpinë e tij
E po ashtu aty u vodhën edhe stoli të arit.
Rasti për Klankosova.tv u konfirmua edhe nga policia.
“Sot në mëngjes ankuesi mashkull, kosovar ka raportuar në polici se person-a të dyshuar të panjohur, kishin hyrë në shtëpinë e tij në rrugën "Mazllum Lakuci" në Gjakovë dhe i kishin vjedhur një shumë të konsiderueshme parash (në valuta të ndryshme) dhe disa stoli ari. Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale "Vjedhje e rëndë".
Lidhur me rastin për Klan Kosova ka folur edhe Shejh Gufrani.
“Ende nuk e dimë se kur ka ndodhur rasti. A ka ndodhur sot apo dje. Vetëm se kemi vërejtur se arka me paratë nuk është”, tha ai.
“Ato paratë janë mbledhur që një vit e gjysmë për ta rinovuar Teqenë”, theksoi ai për Klan Kosova.
Madje sipas Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës ka një arsye se pse po ndodh kjo.
Sipas tyre Administrata Tatimore e Kosovës nuk po ua mundëson pajisjen me numër fiskal.
"Bashkësisë së Tarikateve nga Administrata Tatimore e Kosovës i mohohet e drejta me pas Numrin Fiskal dhe me operuar ligjërisht me fonde të cilat i tubon dhe posedon. Vjet u pajisem me Numrin Fiskal i cili mundëson hapjen e llogarisë bankare dhe veprime tjera ligjore. Por, pas disa jave ATK-ja e kërkoi Certifikatën e Numrit Fiskal mbrapa pa dhënë shpjegim dhe arsyen. Kjo është për t'u çuditur sepse mbi njëzet bashkësi fetare tashmë janë të pajisur me Numrin Fiskal dhe operojnë të lirë. Kjo është edhe arsyeja që mjete për projekte tona ruhen në mënyrë joadekuate dhe janë pre e hajnave. Trajtimi i pabarabartë ndaj BTK tashmë është bë standard i institucioneve tona si i ATK ashtu për shembull edhe ASK (Agjencinë i Statistikave i Kosovës). Pozita në të cilat na vendosin institucione të shtetit të Kosovës janë palakmueshme dhe mund të çojnë në humbjen e njohjes së brendshme për Kosovën", thanë nga BTK-ja për Klankosova.tv
https://klankosova.tv/vidhen-200-mije-euro-ne-teqene-e-madhe-ne-gjakove/