Në Lezhë është rikthyer festa e shegës.
Si çdo vit tashmë në traditë, festa e shegës vjen me një panair në qendër të qytetit të Lezhës, transmeton klankosova.tv.
Aty prezantohet jo vetëm tradita e këtij qyteti, por edhe përfshirja e këtij fruti me gatime ku vitet e fundit ka marrë një rëndësi të veçantë.
Në panair pjesëmarrësit ekspozuan produkte të ndryshme, gatime tradicionale që kanë në përbërje shegën.
''Të gjitha ushqimet pothuajse e kanë përbërësin e shegës, siç kam përgatitur rizoton me lëngun e shegës, copëza ftoi e boronice''.
''Tani dihet që shega në Lezhë përdoret dhe përveçse konsumohet si frut, si lëng, unë tani kam menduar që ta sjellë edhe me pasta të freskëta''.
https://www.youtube.com/watch?v=9-6zZKhZXk8
''Kemi sjellë në vend të shurupeve të huaj kemi kthyer shijen e shegës si oramatizues dhe shijet e kokteileve''.
Pjesë e panairit ishin edhe nxënës të shkollës profesionale.
''Kemi sjellë lakror dhe byrek nga zona jonë po ashtu edhe ravani që përfaqëson zonën tonë''.
Sipas tvklan.al, një aktivitet i tillë synon promovimin e këtij fruti.
''Sollën frutin e shegës të përpunuar në ushqime dhe gatime të ndryshme. Kishim në panair edhe trashëgiminë kulturore të cilat të gjitha së bashku shpalosen për t’i dhënë diçka ndryshe Lezhës''.
Festa e shegës është kthyer në traditë në Lezhë, pasi organizohet prej vitesh.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.