Lajmet e fundit
Gjykata ka vendosur që kompanitë kanë të drejtë t’i monitorojnë mesazhet private online të punëtorëve të tyre.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, morri vendim rreth rastit ku përfshihej një inxhinier rumun, i cili është pushuar nga puna pasi e ka përdorur Messenger-in e Yahoo-së jo vetëm për të komunikuar me kontakte profesionale, por edhe për t’i dërguar mesazhe të fejuarës dhe vëllait të tij, transmeton Klan Kosova.
Gjykata e Strasburgut e mbajti anën e punëdhënësit të tij, se “nuk është e paarsyeshme që punëdhënësi të verifikojë nëse punonjësit janë duke i përmbushur detyrat e tyre profesionale gjatë orarit të punës”.
Gjyqtari e hodhi poshtë edhe pretendimin e punonjësit se ishte shkelur e drejta e privatësisë së tij.