Lajmet e fundit

Philippe Lazzarini, kreu i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinez (UNRWA), thotë se atij i është mohuar hyrja në Gaza nga autoritetet izraelite.
Ai përmes një shkrimi në “X” tha se vizita e tij sot ishte menduar të koordinonte dhe përmirësonte reagimin humanitar.
“UNRWA ka prezencën më të madhe në mesin e të gjitha organizatave humanitare në Gaza. Vizita ime sot ishte menduar të koordinonte dhe përmirësonte reagimin humanitar”.
“Është humbur shumë kohë, të gjitha vendkalimet tokësore duhet të hapen tani. Uria mund të shmanget me vullnet politik”, ka shkruar Lazzarini.