Lajmet e fundit

Izraeli po i afrohet shkatërrimit të “sistemit ushtarak” të Hamasit në Gazën veriore, tha një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.
''Ne jemi shumë afër shkatërrimit të sistemit ushtarak që kishte (Hamasi) në Rripin verior të Gazës'', tha të enjten shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Herzi Halevi, teksa vizitonte trupat që luftonin në rrip.
Deklarata e tij vjen pasi udhëheqësit izraelitë në fillim të javës thanë se pjesa veriore e Gazës, duke përfshirë qytetin e Gazës, ishte nën kontrollin e Izraelit, raporton CNN transmeton Klankosova.tv
Të mërkurën, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se operacionet tokësore të Izraelit "do të zgjasin për shumë muaj - dhe do të përfshijnë si veriun ashtu edhe jugun (të Rripit të Gazës)", duke u zotuar të "çmontojnë Hamasin kudo që të jetë".