Albin Kurti në raportimin e tij ën kuvend për situatën në veri të vendit, në pjesën dërmuese ka folur për kidnapimin e tre policëve nga forcat serbe.
Ai ka thënë se ata janë policë patrullues të cilët synim e kanë luftimin e kontrabandës. Më tej ai ka mohuar se ata zyrtarë policorë kanë kaluar kufirin dhe këtë e ka argumentuar duke thënë: “Asnjë prej policëve të cilët ndodhet në këto patrullime asnjëherë nuk ka kaluar përtej vendit ku janë bllokuar rrugët ilegale”.
Hyrjen e forcave serbe ai e ka quajtur agresion dhe thyerje të pikës 4 të Marrëveshjes së Kumanovës.
Më tej kreu i qeverisë ka thënë se KFOR-i ka qenë dje në vendin e ngjarjes dhe këtë sipas tij duhet të flasë.
“Tre policë me probleme shëndetësore nuk kanë qenë aty si pjesëtarë superiorë të njësive elite. Nuk është vërtetë kjo. Tash kur faktorët ndërkombëtarë kanë nisur të moblizohen për lirimin dhe kthimin e tyre po e dinë se kanë qenë në territorin e Kosovës. Po të ishin këta policë të armatosur në territorin e Serbisë, askush nuk do të fliste për lirimin e tyre. Është agresion ndaj nesh ndaj KFOR-it dhe NATO-s”.
“KFOR nuk do të duhej të jetë i heshtur dhe përulur ndaj një sulmi që kishte mandat që ta parandalonte. Nëse heshtja kthehet në normë dhe njëfarë nënshtrimi të heshtur në ligj që dihet publikisht. Këtë të na e thotë hapur dhe do të mohojë një përgjegjësi ndërkombëtare që do të duhej ta përmbushte efektivisht. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjurmët e çizmeve, të veturave pa targa dhe të prangave të plastikës të forcave serbe. Jo vetëm që kanë kryer kidnapimin, por kanë dashur t’i lënë gjurmët. Agresion me arrogancë. Nuk janë përpjekur t’i fshehin gjurmët e krimit”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.