Shefi i Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha është vënë nën hetim nga drejtësia.
Sipas informacioneve paraprake, po hetohet për ngacmim seksual ndaj një agjente krimesh, raporton tvklan, transmeton Klankosova.tv.
Klan News ka mësuar se Hoxha ishte në gjendje të dehur në momentin kur ka ngacmuar agjenten. Ka qenë kjo e fundit që ka treguar për shefin e Komisariatit të Lezhës për ngacmim seksual.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.