Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka dënuar Moskën pasi disa prej dronëve të saj u rrëzuan në hapësirën ajrore të Polonisë, duke paralajmëruar udhëheqësin rus Vladimir Putin se aleanca transatlantike është "gati" për çdo shkelje të mëtejshme.
Ndërsa kreu i aleancës ushtarake tha se “një vlerësim i plotë i incidentit” është ende në proces për të përcaktuar nëse sulmi ishte i qëllimshëm, ai shtoi: “Ajo që është e qartë është se shkelja e mbrëmshme nuk është një incident i izoluar'', transmeton klankosova.tv.
''Mbrotja jonë ajrore është gjithmonë në gatishmëri'', tha Rutte para gazetarëve në Bruksel, pasi avionët luftarakë rrëzuan dronët rusë.
''Mesazhi im është i qartë: ndalni luftën në Ukrainë... ndaloni së shkeluri hapësirën ajrore të aleatëve dhe dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.