Lajmet e fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është deklaruar se vendet e NATO-s nuk e kanë përmbushur me kohë atë që i kanë premtuar Ukrainës, shkruan AP, përcjell Klankosova.tv
Kësisoji, sipas tij është lejuar që Rusia të ketë avantazh në fushën e betjes
“Aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kanë premtuar. Vonesat serioze në mbështetje kanë sjellë pasoja serioze në fushën e betejës për Ukrainën”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, përcjell Klankosova.tv
Ndër tjerash, Stoltenberg deklaroi se “nuk ishte shumë vonë” që Ukraina të fitonte luftën.