Lajmet e fundit

Shefi i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka thënë se beson që Victor Osimhen nuk do të largohet, pavarësisht spekulimeve.
De Laurentiis, thotë se edhe nëse nigeriani vendos të largohet, ai do të zëvendësohet me një top talent siç kanë bërë në të kaluarën.
"Ne do ta shohim Victor Osimhenin duke e veshur fanellën tonë n sezonin tjetër, kjo është e sigurt”, u shpreh De Laurentiis.
"Nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, ne do të lëvizim përpara dhe të gjejmë një top talent siç bëmë me Kvaratskhelian dhe Osimhenin”.
Napoli në sezonin e kaluar u bë kampion i Italisë, falë formës së lartë të gjeorgjianit Kvaratskhelias dhe Osimhenit.
Napolitanët është raportuar se janë duke kërkuar 180 milionë euro për shërbimet e tij. /Klankosova.tv.