Lajmet e fundit

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh ka fajësuar Izraelin për ngecjen e bisedimeve për armëpushimin dhe refuzimin e kërkesës së Hamasit për t'i dhënë fund luftës në Gaza.
Ai tha se Izraeli nuk kishte marrë ende një angazhim për t'i dhënë fund ofensivës së tij ushtarake, për të tërhequr forcat e tij dhe për të lejuar palestinezët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre përgjatë Rripit të Gazës.
"Ne nuk duam një marrëveshje që nuk i jep fund luftës në Gaza. Armiku ende refuzon të japë garanci dhe angazhime të qarta për çështjen e armëpushimit dhe ndalimin e luftës agresive ndaj popullit tonë”, ka thënë ai.