Shefi ekzekutiv i Atalantës, Luca Percassi, e ka konfirmuar dëshirën e Ademola Lookmanit për t'u larguar nga La Dea.
Përfaqësuesi i Nigerisë ishte ndër lojtarët kryesorë të Atalantës në vitet e fundit, duke e ndihmuar edhe të fitojë Ligën e Evropës.
"Lookman ka kohë që kërkon largimin. Kemi një ofertë nga Interi, por jemi ne që vendosim për kohën dhe vlerësimin e lojtarëve tanë", tha Percassi.
Ai shtoi se marrëdhëniet me Interin janë të mira, por vendimi do të merret sipas kushteve të Atalantës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.