Komanda Qendrore e ShBA-së ka bërë të ditur se kanë goditur mbi 12 mijë e 300 objektiva iraniane.
Sipas tyre, aty përfshihen edhe qendrat e komandës dhe kontrollit iranian, vendet e raketave balistike dhe bunkerët e magazinimit.
Përveç kësaj, më shumë se 155 anije iraniane janë “dëmtuar ose shkatërruar”, thuhet në këtë përditësim, raporton BBC.
Përditësimi gjithashtu liston llojet e avionëve që janë përfshirë në siç thuhet, mbi 13 mijë fluturime luftarake që nga fillimi i luftës, këto përfshijnë avionë luftarakë F-22 dhe F-35, si dhe bombardues B-1, B-2 dhe B-52.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.