Lajmet e fundit

Administrata e ushqimit në SHBA, ka në plan të përpiqet të ulë sasinë e nikotinës në cigare për t'i bërë njerëzit më pak të varur.
Kështu është vlerësuar në një veprim i paprecedent nga agjencia, njofton Klan Kosova.
Komisioneri i FDA, Dr Scott Gottlieb tha se agjencia do të propozonte rregull, duke hapur një proces të gjatë burokratik.
Kjo llogaritet lëvizja më e guximshme kundër prodhuesve të cigareve nga FDA, e cila mori vetëm leje për të rregulluar produktet e duhanit në vitin 2009.
"Ky vendim na vë në rrugën drejt arritjes së një prej fitoreje më të madhe publike, duke shpëtuar miliona jetë," u tha Gottlieb gazetarëve.
Ai gjithashtu tha se donte të jepte informacion për pasojat e mundshme të paparashikuara të një rregulle të tillë, njofton Klan Kosova.