Bari i homoseksualëve “Stonewall”, ku një bastisje e policisë në vitin 1969 çoi në protesta dhe lindjen e lëvizjes për të drejtat e homoseksualëve, do të shndërrohet në një monument kombëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Presidenti amerikan Barack Obama ka emëruar “Stonewall” monumentin e parë kombëtarë që përfaqëson të drejtat e homoseksualëve.
Monumenti Kombëtarë “Stonewall National Monument” do të përfshijë edhe parkun në afërsi “Christopher Park”, në tërësi 3.1 hektarë tokë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.