110 mijë e 679 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 3 mijë e 389 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 26 milionë e 431 mijë e 799 dhe 446 mijë e 744 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.