119 mijë e 463 persona të infektuar me koronavirus janë të shtrirë nëpër spitalet në SHBA.
Ky përsëri paraqet rekord nga ai i djeshmi, raporton “Covid Tracking Project (CTP)”, transmeton Klan Kosova.
Kjo është dita e 22-të me radhë që SHBA ka raportuar mbi 100 mijë persona të hospitalizuar.
Këto janë pesë ditët me numrin më të madh të të shtrirëve nëpër spitale:
23 dhjetor: 119 mijë e 463 persona
22 dhjetor: 117 mijë e 777
21 dhjetor: 115 mijë e 351
17 dhjetor: 114 mijë e 459
18 dhjetor: 113 mijë 955.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.