Lajmet e fundit

Administrata e Bidenit nuk po parashikon që forcat izraelite të zgjerojnë menjëherë operacionet e tyre ushtarake në Rafah në muajin e shenjtë të Ramazanit, i thanë CNN dy zyrtarë amerikanë.
Anëtari i kabinetit të luftës izraelite, Benny Gantz, i cili vizitoi Uashingtonin javën e kaluar, ka paralajmëruar javët e fundit se nëse një armëpushim i përkohshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nuk arrihet deri në Ramazan, ushtria izraelite do të nisë fazën tjetër të luftës së saj kundër Hamasit me një inkursion të madh në Rafah, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë se pavarësisht nga një marrëveshje, ai planifikon të dërgojë ushtrinë në Rafah.
“Ne do të shkojmë atje. Ne nuk do të largohemi nga Gaza”, tha Netanyahu të dielën në një intervistë me gazetën gjermane Axel Springer. “E dini, unë kam një vijë të kuqe. E dini cila është vija e kuqe, që 7 tetori nuk do të ndodhë më”.