Lajmet e fundit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka mirëpritur marrëveshjen e cila sjell lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi që nga 7 tetori.
Ai shprehet i gëzuar për siç i quan këta ''Shpirtëra të guximshëm'', të cilët do të ribashkohen me familjet e tyre, transmeton klankosova.tv.
''Unë e mirëpres marrëveshjen për të siguruar lirimin e pengjeve të marra nga Hamasi gjatë sulmit brutal kundër Izraelit më 7 tetor''.
''Jam i kënaqur që këta shpirtra të guximshëm, të cilët kanë duruar një sprovë të papërshkrueshme, do të ribashkohen me familjet e tyre sapo kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht''.