Shtetet e Bashkuara kanë miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, duke i hapur rrugën miliona të rinjve amerikanë që të vaksinohen.
Vendimi i Drejtoreshës së Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) Rochelle Wolensky vjen pas shqyrtimit të kujdesshëm nga rregullatorët amerikanë të barnave.
Shtetet e Bashkuara tashmë po japin vaksinën për ata të moshës 12 vjeç e lart. Ky miratim prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ekspertët argumentojnë se vaksina për të rinjtë është e nevojshme për kthimin në jetën normale.
Autorizimi vjen pasi panelet e ekspertëve në CDC dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) peshuan rreziqet dhe përfitimet e vaksinimit të fëmijëve kundër COVID-19.
Zyrtarët e FDA-së përcaktuan se vaksina ishte rreth 91% efektive në parandalimin e koronavirusit tek fëmijët e vegjël dhe se përgjigja e tyre imune ishte e krahasueshme me atë të parë tek njerëzit e moshës 16 deri në 25 vjeç. Studiuesit nuk gjetën efekte anësore serioze./Klankosova.tv/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.