Lajmet e fundit

Një burrë nga Kalifornia, u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë për lirim me kusht, për vrasjen e një studenti homoseksual.
Viktima i cili ishte një 19-vjeçar hebre, u godit më shumë se 28 herë me thikë në fytyrë dhe qafë.
27-vjeçari i cili u dënua, akuzohet se pasi e vrau studentin e universitetit amerikan, i varrosi trupin.
Pas një kërkimi njëjavor, policia gjeti trupin e Bernstein në një park në Lake Forest, rreth 70 km në jug-lindje të Los Anxhelosit.
Gjatë gjyqit, prokurorët thanë se i akuzuari ishte i lidhur me një grup ekstremist neo-nazist, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.