Lajmet e fundit

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha se kjo ishte një masë e përkohshme për të "promovuar stabilitetin në tregjet globale të energjisë" gjatë luftës. Autorizimi do të zgjasë deri më 11 prill.
“Kjo masë e hartuar ngushtë dhe afatshkurtër zbatohet vetëm për naftën që është tashmë në tranzit dhe nuk do të ofrojë përfitime të konsiderueshme financiare për qeverinë ruse”, tha Bessent, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Sulmet ndaj anijeve dhe infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik dhe mbyllja efektive e rrugës ujore jetësore të Ngushticës së Hormuzit kanë tronditur tregjet globale të energjisë.