Përafërsisht 2.1 milionë doza vaksinash kundër COVID-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
'CDC Covid Data Tracker' këtë të hënë thotë se 11 milionë e 445 mijë e 175 doza janë shpërndarë dhe 2 milionë e 127 mijë e 143 doza janë administruar, shjkruan CNN, transmeton Klan Kosova
Kjo është një shtesë prej 1 milion e 897 mijë e 250 doza të shpërndara, dhe 182 mijë e 558 doza të administruara që kur shifrat e CDC u azhurnuan për herë të fundit të shtunën.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.