Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Gaza e drejtuar nga Hamasi publikoi dokumente që pretendonte se tregojnë emrat e më shumë se 7 mijë njerëzve të vrarë në sulmet izraelite.
Dokumentet erdhën pasi ShBA-ja tha se nuk u besonte shifrave nga Gaza, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se Uashingtoni e di se një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë vdekur në Gaza, por nuk ka konfirmim të saktë të numrave.