Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 3.054 vdekje të lidhura me COVID-19 në një ditë të vetme - totali më i lartë kudo që nga fillimi i pandemisë.
Rekordi i mëparshëm njëditor ishte 2,769 më 7 maj.
Më shumë se 106,000 njerëz janë në spital me koronavirus, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
SHBA mbetet vendi më i prekur në botë me më shumë se 15 milionë raste të regjistruara dhe mbi 289,000 vdekje.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.