Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar planet për një sërë sulmesh ndaj objektivave iraniane në Siri dhe Irak.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se sulmet do të kryhen për disa ditë dhe kushtet e motit pritet të përcaktojnë datën se kur do të nisin ato.
Kundërpërgjigja e ShBA-së pritet të vijë pas një sulmi me dron që vrau tre ushtarë amerikanë në Jordani, pranë kufirit me Sirinë të dielën e kaluar.
Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar një grup milicie të mbështetur nga Irani për sulmin.