Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr vizat për anëtarët e një bande meksikane për “lavdërim të një mbreti droge”.
Zëvendës Sekretari i Shtetit, Christopher Landau tha se grupi, “Los Alegres del Barranco”, kishte projektuar një imazh të El Mencho në një ekran në një koncert të fundit në Meksikë.
El Mencho, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Oseguera Ramos, është lideri i Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG), një nga bandat më të frikshme transnacionale të trafikut të drogës.
CJNG është një nga tetë grupet kriminale të cilat administrata Trump i shpalli së fundmi “organizata të huaja terroriste” si pjesë e strategjisë së saj për të “siguruar eliminimin total” të këtyre grupeve në ShBA.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.