Në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, populli amerikan solli një dhuratë.
Për kosovarët, vendi i ambasadorit, Philip Kosnett, dhuroi 35 mijë vaksinat e para anti-COVID, prej 500 mijë sa do të vijnë gjithsej.
Diplomati, para presidentes, Vjosa Osmani, kryeministrit, Albin Kurti dhe të pranishmëve të tjerë, tregoi për simbolikën që ka ky donacion.
“Kjo dhuratë nga populli amerikan është donacioni më i madh për Kosovën nga ndonjë vend apo organizatë, më shumë vaksina janë rrugës, por vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen”, u shpreh ai.
Këtë ndihmë, homologia kosovare ia kishte kërkuar presidentit amerikan, në mars të këtij viti.
Pasi falënderoi SHBA-në për këtë ndihmë, kryeministri Kurtin, mori shembull shifrat aktuale të vaksinimit, për të treguar se kontigjent do të harxhohet shpejt.
https://www.youtube.com/watch?v=d00tF-BKuLo
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.