28.04.2016 · përditësuar para 3722 dite1 min lexim
SHBA e ka kthyer një skulpturë të lashtë budiste për në Pakistan, prej ku ishte vjedhur në vitin 1980.
Skultpura që ka gjurmët e këmbëve të Budës së bashku me simbolet fetare, ishte marrë nga lugina Swat dhe është kontrabanduar për në SHBA.
Ajo pritej që në ankand të shitej për një milionë dollarë, por kjo gjë u ndalua nga autoritetet në New York, transmeton Klan Kosova.
Prokurorët e New Yorkut ia kanë rikthyer skulpturën Zëvendës Shefit të Misionit, Rizwan Saeed Sheikh të mërkurën.
Sheikh ka thënë se kjo skultpurë është një element i rëndësishëm i kulturës dhe historisë së Pakistanit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.