Lajmet e fundit

Është barazuar rezultati në ndeshjen SHBA-Uells.
Nga pika e bardhë për 1:1 realizoi Gareth Bale.
Bale shënoi në minutën e 82-të.
21:00 -Weah që realizoi gol kundër Uellsit është djali i legjendës së futbollitGOAL GOAT GARETH BALE !!!! ????????? pic.twitter.com/jsBC1qM7SY
— Kanto Bale ????????? (@KantoBale11) November 21, 2022
Timothy Weah, i kaloi në epërsi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai shënoi gol në minutën e 36-të pas asistimit të Christian Pulisiq.
Por, a e keni ditur se kush është Timothy Weah?
Babai i tij ka qenë një nga futbollistët më të mirë.
Legjenda e Milanit, George Weah, ka qenë afrikani i parë i cili ka arritur ta fitojë "Topin e artë" në vitin 1995.
Weah s'arriti asnjëherë që të kualifikohej me shtetin e tij Liberinë.
Ai tani është bërë president i këtij vendi.
20:36 - SHBA në epërsi kundër Uellsit (VIDEO)
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar në epërsi kundër Uellsit.
Golin e epërsisë e shënoj Timothy Weah, në minutën e 36-të pas asistimit të Christian Pulisiq.
20:10 - Biden telefonon skuadrën e futbollit të SHBA-së, iu dëshiron fat (VIDEO)USA ?? 1-0 ??????? WALES ⚽ 36' Timothy Weah ??#USMNTpic.twitter.com/Xg9adn7Oyu
— All goals replay (@goalsreplayg) November 21, 2022
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka telefonuar skuadrës së futbollit.
Biden iu ka dëshiruar sukses atyre në Kampionatin Botëror "Qatar 2022".
SHBA sonte luan ndeshjen e parë përball UELLS-it, në kuadër të grupit B.
20:00 - Nis ndeshja SHBA- UELLS
Ka nisur ndeshja e grupit B në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Kupën e Botës "Qatar 2022".
SHBA - UELLS, formacionet zyrtare
Me fillim nga ora 20:00 do të nis takimi tjetër i grupit B në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Uellsit, e vlefshme për Kampionatin Botëror "Qatar 2022".
Loja do të luhet në stadiumin Ahmed Bin Ali.
Të dyja ekipet i kanë publikuar formacionet zyrtare.