Lajmet e fundit

Forcat amerikane, britanike dhe franceze thonë se zmbrapsën një seri sulmesh Houthi të mbështetur nga Irani në brigjet e Jemenit.
Ushtria amerikane tha se të paktën 28 mjete ajrore pa ekuipazh (UAV) u rrëzuan mbi Detin e Kuq herët të shtunën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Së bashku me forcat e koalicionit, ShBA tha se veproi pasi përcaktoi se sulmi "në shkallë të gjerë" "paraqiste një kërcënim të menjëhershëm për anijet tregtare".
Houthit thanë se kishin shënjestruar një anije tregtare, Propel Fortune, dhe një numër shkatërruesish amerikanë.