Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka zgjeruar autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer, për të përfshirë njerëzit e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Kjo është vaksina e parë COVID-19 në Shtetet e Bashkuara e autorizuar për përdorim tek adoleshentët, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.
Vaksina ishte autorizuar më parë për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart.
Vaksinat Covid-19 nga Moderna dhe Johnson & Johnson janë të autorizuara për përdorim tek njerëzit e moshës 18 vjeç.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.