Sexy mama!
Shay Mitchell e cila më herët gjatë kësaj jave tregoi se është shtatzënë me fëmiun e saj të parë me të dashurin Matte Babel e ka treguar barkun e saj tashmë të fryrë.
Ylli i “Pretty Little Liars” ka postuar disa fotografi në Instagram ku ka treguar format trupore seksi tashmë si shtatzënë derisa po merrte ca rreze dielli.
“Në plazh”, ka shkruar aktorja 32 vjeçare e cila është për pushime në Itali me miken e saj Alex Merrell.
Mitchell shihet e shtrirë në një peshqir me vija derisa ka të veshura bikine dypjesëshe me ngjyrë të kaltër të hapur.
https://www.instagram.com/p/BzeKsmxlFVy/
Në një fotografi tjetër, aktorja shihet teksa pozon me miken e saj me një palë bikine të verdha dhe një palë syze të mëdha derisa e kishte vendosur peshqirin e njëjtë në kokë si turban.
“Kjo është mënyra e ri se si e tërheqim barkun brenda”, ka bërë shaka ajo për barkun e saj tashmë të rrumbullakosur duke e shtuar edhe një hashtag “summerbod2019” [trupi i verës 2019].
https://www.instagram.com/p/BzfqVNClI5C/
Shay Mitchell ka treguar se është shtatzënë me një fotografi gjysmë të zhveshur ku edhe shihet barku i saj i rritur.
https://www.instagram.com/p/BzQ95Sal_b0/
Ky do të jetë fëmiu i parë për aktoren. Ajo është në lidhje me 38 vjeçarin Matte Babel nga muaji janar i vitit 2017.
Ky lajm vjen vetëm gjashtë muaj pasi 32 vjeçarja Mitchell kishte rrëfyer për një abort që e kishtë pasë në vitin 2018.
Aktorja bashkë me lajmin e mirë kishte zgjedhur edhe t’i befasojë fansat e saj me një video që dokumenton shtatzëninë e saj deri tani.
“Nuk doja të shfaqesha shtatzënë në rrjete sociale shumë herët. Muaj të gjatë duke e fshehur – ishte një udhëtim i vetmuar. Mendoj që shtatzënia është e mrekullueshme, shumicën e kohës, por është edhe një kohë vetmie”, ka thënë ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=_7NWXjAIzuk
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.