Shawn Mendes nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me marrëdhënien e tij aktuale me Camila Cabello, transmeton Klan Kosova.
Këngëtari 21 vjeçar së fundmi u pyet nga fansat nëse ishte i dashuruar.
Por, Shawn tha se do të donte të fliste me fansat për këtë pjesë por nuk dëshiron ta bëjë pa personin tjetër, e që është Camila.
“Ti ke thënë që nuk ke qenë kurrë i dashuruar? A ka ndryshuar kjo kohëve të fundit”, pyeti një fans.
“Sinqerisht do të doja të flas për këtë me ju por nuk jam vetëm unë në këtë marrëdhënie. Është edhe një person i përfshirë dhe unë nuk mund të them gjëra që ndjej”, tha ai përmes Us Weekly.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.