Lajmet e fundit

E veshur me pantollona të bardha dhe një sako shumë të gjerë ngjyrë të zezë, Cabello ishte shumë e buzëqeshur derisa vazhdimisht e përqafonte Mendes.
Pa dyshim që gjithë vëmendjen e morën puthjet e nxehta që çifti i shkëmbeu pothuajse gjatë gjithë lojës.
Ata duket se nuk mund t'i mbanin duart larg njëri-tjetrit. Madje, në një moment gjatë lojës, Cabello e kishte tërhequr Mendes pranë vetes dhe e kishte puthur atë në faqe.
Gjatë romancës së tyre që ka vëmendjen e publikut dhe mediave, muzikantët e rinj janë parë duke shkëmbyer puthje dhe duke qenë shumë të afërt në paraqitjet publike pothuajse çdo kund - nga plazhet e Miamit deri në kafenetë e San Franciscos.
Ky takim i tyre vjen vetëm dy ditë pasi Mendes e kishte përfunduar koncertin e tij të parë në Zelandën e Re, që ishte pjesë e turneut të tij “Illuminate World”.