Lajmet e fundit
Mbrojtësi është afër një kontrate të re me Djajtë e Kuq, sepse paraqitjet e mira i kanë siguruar pozitë në skuadër, pas një kohe të gjatë në bankë

Luke Shaw pritet të nënshkruajë kontratë të re me Manchester United, pasi më në fund është pjesë e planeve të teknikut Jose Mourinho.
Portugezi e ka bërë pjesë të formacionit të ri pasi e ka kritikuar publikisht disa herë dhe e ka lënë në bank për pjesën më të madhe të gjysmë-sezonit.
Por Shaw i është përgjigjur me paraqitje të mira dhe tani është pranë një akordi të ri që do ta mbajë në Old Traffor edhe disa vjet.