Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Manchester United-it, Luke Shaw, e ka pranuar që humbja e rëndë nga Liverpool-i ishte pak a shumë e pritur.
Liverpool-i e turpëroi United-in me rezultat 0:5 në “Old Trafford”, duke ia rënduar gjasat për titull në Premier Ligë.
“Duhet të jemi më kompaktë. Duhet që të jemi më të mirë dhe e dimë këtë. Mendoj që ndoshta mund të themi që ky rezultat pritej. Mendoj që në ndeshjet e fundit ku kemi fituar, nuk kemi qenë në më të mirën tonë dhe e dimë këtë”, ka thënë Shaw për Stadium Astro.
“Ndiem sikur brenda zhveshtores dhe sot kemi nevojë që të reflektojmë dhe të vazhdojmë tutje sepse kjo dhemb”.