Lajmet e fundit

Luke Shaw do të pajtohet të largohet nga Manchester United, nëse klubi ia paguan pesë milionë funte, sipas The Sun.
Shaw pritet të shitet nga Manchester United pasi që nuk po gjen vend te Jose Mourinho, ndërsa Shaw ka pranuar të largohet vetëm nëse Djajtë e Kuq ia paguajnë një shumë të majme parash të cilat ai do t’i humbiste në rast të prishjes së kontratës me ta.
Një nga skuadrat e interesuara për shërbimet e përfaqësuesit të Anglisë, është Newcastle.