Lajmet e fundit

Stone në intervistën dhënë kësaj reviste ka zbuluar se ajo duhej ta krijonte imazhin e saj si ‘seks simbol’ në mënyrë që të ishte një aktore Hollywoodi.
Ajo ka shpjeguar se si e "planifikoi në mënyrë strategjike" një fotosesion me revistën e njohur “Playboy” pikërisht në kohën kur filmi i saj “Total Recall” u publikua në vitin 1990.
“Kur unë e nisa rrugëtimin në botën e aktrimit, mund të të ofrohej një rol vetëm nëse konsiderohej se ishe seksi. Drejtuesit e kompanisë uleshin rreth një tavoline të madhe dhe diskutonin nëse secila prej nesh ishte ose jo mjaftueshëm seksi”.
“Ata menduan se unë nuk isha seksi. U mendova shumë gjatë se çfarë të bëj pasi unë doja të isha aktore, prandaj e planifikova me strategji një fotosesion ku isha gjysmë e zhveshur për "Playboy". A i përshtatetsha rolit? Pa dyshim që jo. A e përdora trurin që të dukesha seksi? Pa dyshim që po. Por, unë nuk ndjehesha dhe nuk ndihem një seks simbol”, ka thënë ajo për revistën.
Fotografitë që ajo i realizoi për revistën ikonike "Playboy" menjëherë i sollën aktores më shumë role derisa shumë pak kohë më vonë ajo ishte pjesë e audicionit për rolin në “Basic Instinct” – rol që paraprakisht u refuzua nga Michelle Pfeiffer dhe Demi Moore.
Derisa rikujton këtë film, Stone thotë se është lodhur duke folur për këtë skenë që padyshim se mbahet mend nga të gjithë.
“Unë e shoh si një skenë të një filmi që e kam realizuar para 25 vjetësh. Secili njeri ka perspektivën e tij”, ka thënë ajo për skenën ‘e nxehtë’ që në atë kohë kishte nxitur shumë reagime.
Sharon Stone që është nënë e tre fëmijëve u bë një aktore shumë e njohur e Hollywoodit pas këtij roli derisa më vonë u nominua për çmimin Oscar për rolin në “Casino” në vitin 1995.
https://www.youtube.com/watch?v=rAzbU8hayfw