Lajmet e fundit

Xherdan Shaqiri ka uruar për festën e Fitër Bajramit në mënyrë të veçantë.Fituesi i Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, sigurisht se ka edhe më shumë arsye për të festuar.
‘Shaqa’ e fitoi për herë të dytë në karrierë Ligën e Kampionëve, të shtunën më 1 qershor ku skuadra e tij e mundi Tottenhamin në finale.
Ai ka uruar Bajramin me një foto ku shihet duke festuar me trofeun e Ligës së Kampionëve.“Urime festa e Fitër Bajramit, Xherdani me familje.
Elhamdulillah”, ka shkruar Shaqiri në Instagram.