Lajmet e fundit
Anësori shqiptar po jep sinjale shumë të forta gjatë përgatitjeve para nisjes së edicionit të ri se do të jetë një nga njerëzit me peshë tek skuadra nga Anfield Road

Xherdan Shaqiri e nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin në fanellën e Liverpool, pasi shënoi me gërshërë në përballjen para-sezonale ndaj Manchester United.
Sulmuesi i Zvicrës befasoi të gjithë me atë gol të bukur, por më shumë ish-mbrojtësin e Djajve të Kuq, Gary Neville, që nuk është aspak tifoz i anësorit helvetik.
Pas rënies të Stoke City nga Premierliga edicionin e shkuar, Gary Neville e kishte cilësuar shqiptarin si “jo profesionist”, ndërsa vëllai i tij, Phil Neville, e kishte quajtur atë “një turp”.
Deklaratave të dy vëllezërve i është përgjigjur Shaqiri edhe verbalisht, duke i lidhur me të kaluarën e të dyve, por ndoshta përgjigja më e fuqishme ishte ajo në fushën e blertë.
“Ata ishin lojtarë të Manchester United. Ndoshta atyre nuk u pëlqen Liverpooli. Disa njerëzve u pëlqen, disave jo. Nuk dua të komentoj deklaratat e personave që nuk i njoh”, është shprehur Shaqiri.
Por Shaqiri ka vazhduar të lë përshtypje edhe në stërvitje, pasi faqja zyrtare e klubit nga Anfied Road ka shpërndarë një gjuajtje të bukur të tij që përfundon në rrjetë.
https://www.facebook.com/LiverpoolFC/videos/10157116401807573/