Lajmet e fundit

Lyoni ka shënuar fitore kundër Troyes, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligue 1, teksa Xherdan Shaqiri e gjeti golin e parë.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Chavalerin në minutën e fundit të pjesës së parë, me këtë rezultat Troyes e mbylli në epërsi pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Xherdan Shaqiri e barazoi rezultatin në minutën e 48-të, ky ishte goli i tij i parë në Ligue 1, teksa golin e epërsisë për Lyonin e shënoi Emersoni, ndërsa golin e tretë dhe të fitores e shënoi Paqueta, në minutën e 87-të.
Lyoni pas kësaj fitore kalon në pozitën e gjashtë me 11 pikë, pas shtatë ndeshjeve, teksa Troyes gjendet në pozitën e 17-të, me pesë pikë. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1440794073162338310