Lajmet e fundit

Liverpool ka arritur të mposhtë ekipin serb, Crvena Zvezda me rezultat 4-0, kështu duke vazhduar kryesimin në Grupin C.
Ishte Firmino ai që në minutën e 20’ i pari tundi rrjetën e serbëve për 1-0, njofton Klan Kosova.
Xherdan Shaqiri ishte ai që kontribuoi në golin e dytë, kur në minutën e 45’ me një asistim gjeti Mohammad Salah i cili dyfishoi rezultatin.
Ishte prapë egjiptiani, ai i cili në minutën e 51’ nuk gaboi nga pika e bardhë.
Mane vulosi fitoren në minutën e 80' për 4-0.