Lajmet e fundit
Mesfushori ka thënë se synon që me përfaqësuesen të shkojë sa më larg në Franca 2016.

Xherdan Shaqiri ka thënë se Zvicra synon të kualifikohet nga grupi në Euro 2016.
Mesfushori me origjinë shqiptare me Zvicrën është në të njëjtin grup me Shqipërinë, Francën dhe Rumaninë.
Shaqiri nuk ka komentuar shumë shortin, por uron që të shkojnë sa më larg.
“Mendoj se të gjithë në Zvicër kërkojnë që të ecim përpara në këtë turne. Ne duam të shkojmë sa më larg në Francë, por më parë duhet të arrijmë në raundin e parë me eliminim direkt. Unë mendoj se grupi është i ekuilibruar”.
Mesfushori nga Gjilani do të luajë edhe një herë kundër Shqipërisë, ndërsa në dy takimet e mëparshme ka shënuar 2 gola në portën kuqezi.