Lajmet e fundit
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të luajnë së bashku në një klub përsëri.

Të dy kanë qenë bashklojtar te Baseli në Zvicër, kurse tash raportohet se të dy mund të luajnë për Interin sezonin e ardhshëm.
Interi siç thuhet e dëshiron Xhakën me çdo kusht, pasi Mateo Kovacic është pran largimit, kështu futbollisti me prejardhje shqiptare pritet ta zë vendin e tij.
Shuma e mjeteve që Inter ka ndarë për Xhakën kap vlerën e 20 milionë eurove, ndërsa ditëve të ardhshme pritet të shihet nëse Borussia Monchengladbach do ta lë të lirë atë.